Protestuesit e Partisë Demokratike janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës, por fillimisht kanë hedhur molotovë drejt Ministrisë së Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës. Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, ata kanë vendosur të marshojnë.
Protesta e PD ka nisur menjëherë me breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë. Sapo Berisha dhe militantët mbërritën në shesh, pas disa thirrjeve me megafon, molotovë u hodhën drejt godinës së qeverisë, ndërsa policia u përgjigj menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë.
Militantët të shoqëruar nga Berisha dhe kupola drejtuese e PD-së, marshuan drejt sheshit ‘Skenderbej” dhe sulmuan me moltovë edhe ministrinë e Infrastrukturës.
Kësaj radhe, PD ka zëvendësuar flamujt e SHBA me ato të Gjermanisë, një simbol i akuzave se Gjermania po bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të mbrojtjes që Rama i bëri Belinda Ballukut. Në tubim kësaj radhe nuk merr pjesë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili ndodhet në Berlin.
Gazeta RD