Protestuesit e Partisë Demokratike vijojnë të hedhin molotovë, ndërsa ka marrë flakë edhe një automjet i Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë.
Fillimisht sulmi me molotovë nisi në Kryeministri, vijoji drejt ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës dhe selisë së PS.
Policia si kundërpëërgjigjë përdori ujë dhe gaz lotsjellës.
Fillimisht molotovët janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas drejt Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë edhe policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.
Gazeta RD