Policia ka vendosur kordon dhe nuk lejon protestuesit të marshojnë drejt parlamentit. Në disa momente ka pasur përplasje dhe dhunë nga efektivët e policisë drejt deputetëve të opozitës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u bëri thirrje policëve të mos marrin urdhrat e një krimineli që nuk e ka të gjatë në krye të qeverisë, ndërsa nuk mendon për qytetarët.
Ai tha se një polic ka qëlluar liderin e PD-së dhe se çdo gjë është filmuar.
“Pse funksiononi si bandë. Tërhiqni policët. Keni marrë urdhër keni goditur liderin e opozitës.
Një bandit mes jush. E kemi filmuar do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit por mercenarë të krimit të organizuar. Atij po i shërbeni.
Një gjë ju garantoj. Nuk e ka të gjatë. Nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë. Hoqët një narkotrafikant keni vënë një vrasës politik në krye të policisë mos merrni urdhra. Edhe ju taksa Rama ju ka çuar karburantin 2200 lekë. Cmimi i ushqimeve ka shkuar në stratosferë. Mos u bëni mercenarë, bëhuni qytetarë që i shërben ligjint. Largohuni!“ u tha ai.
Gazeta RD