Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të vdekur nga përplasja e dy makinave

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 22 mars 2026, në rrugën e lumit të Vlorës.

Pas dy personave që ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve, ka humbur jetën edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasojë e goditjes së fortë, dy drejtuesit e mjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, pasagjeri në një prej automjeteve, 40-vjeçari Andrea Begaj, u nxor nga mjeti në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë më pas.

Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë FR4044C dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL. Përplasja ka qenë e fuqishme, duke shkaktuar dëmtime të rënda dhe shkatërrim pothuajse të plotë të pjesës ballore të të dy automjeteve.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat punuan për nxjerrjen e personave nga mjetet dhe dhënien e ndihmës së parë. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa qarkullimi u bllokua përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja kokë më kokë mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, një parakalimi të gabuar ose humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve, por këto mbeten për t’u konfirmuar nga hetimet zyrtare.

About Redaksia

Check Also

Associated Press: Revoltë në Tiranë! Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Policia përdori topa uji në përplasjet e së dielës me protestues të opozitës që kërkonin …