Berisha: Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale për demonstruesin nga Berati që e kanë goditur në mënyrë kafshërore!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga Spitali Ushtarak ku vizitoi protestuesin nga Berati të dhunuar nga policia, ka dënuar ashpër dhunë policore ndaj protestuesve dhe duke akuzuar qeverinë për inskenim të situatës me policë të plagosur. Berisha paralajmëroi Edi Ramën se, do të mbajë përgjegjësi personale për çdo protestues të dhunuar, duke shtuar se situata në vend nuk do të ketë qetësi për sa kohë, sipas tij, ‘qeveritarët përdorin pushtetin për të mbrojtur veten nga drejtësia’.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu qeverinë për përgatitjen e një ‘shoë’-u në Spitalin Ushtarak, me disa policë të paraqitur si të plagosur, por që ata ishin larguar nga ambientet e spitalit për të mos u bërë pjesë e një skenari politik.  ‘U sollën disa policë gjoja të plagosur dhe pas tyre erdhi ministri për spektakël. Madje ishte planifikuar edhe ardhja e Edi Ramës për të shprehur solidaritet. Por situata u bë qesharake dhe ata u larguan vetë nga spitali’, deklaroi ai.

Në vijim, kreu i PD-së Sali Berisha u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të mos, sipas tij, përdoren për interesa politike, duke kërkuar të shmangin çdo akt dhune ndaj qytetarëve. Duke e cilësuar protestën si ‘kryengritje paqësore’, Berisha theksoi se opozita do të vijojë aksionin deri në largimin e qeverisë aktuale.  

I pyetur nga gazetarët për sulmin e policisë ndaj tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi atë si një urdhër direkt të kryeministrit Rama. ‘Është kryekëput urdhër i Edi Ramës. Nuk po kryeja asnjë veprim tjetër veçse po lëvizja drejt selisë’, u shpreh Berisha. Sipas liderit të opozitës, zona e ish-Bllokut ishte rrethuar nga forca të shumta policie, pasi qeveria kishte frikë nga protestuesit.

FJALA E PLOTE

Demonstruesin nga Berati të cilin e kanë goditur në mënyrë kafshërore, në një kohë kur nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe e garantoj Edi Ramën se, për çdo protestues të dhunuar ai do të jetë përgjegjës personal direkt, personal direkt.

Sikundër garantoj shqiptarët se në këtë vend paqe nuk ka dhe nuk do të ketë përderisa qeveritarët hajdutë pasi kanë vjedhur qytetarët, qindra milionë e miliarda, përdorin mandatet e krimit si mburojë për të bllokuar sistemin e drejtësisë dhe akuzën, ndryshojnë ligje po si mburojë.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë se kjo në mënyrë absolute nuk do të tolerohet kurrë nga kjo opozitë.

Ndaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të protestës së sotme. Ju e patë se çfarë fuqie dëshmuan dhe të garantoj shqiptarët se kjo kryengritje paqësore nuk ndalet gjer në triumfin e plotë: Largimin kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama nga qeveria.

Tani unë jam këtu.

Para se të vija këtu, kishin sjellë tre apo katër policë gjoja të plagosur, dhe mbrapa kishte ardhur dhe ministri pas tyre për shoë.

Por ajo që ishte akoma dhe më e turpshme, më qesharake, u përgatit dhe do të vinte Edi Rama për të shprehur solidaritetin policëve të plagosur imagjinarë.

Por kjo mori përmasa kaq qesharake sa ata e panë që po keqpërdoren dhe u ngritën nga shtretërit e reanimacionit dhe shkuan në shtëpitë e tyre për të mos u bërë qesharakë.

Tani unë jam këtu për ti dërguar një mesazh Policisë së Shtetit: Mos mbroni në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë, Edi Ramën, kreun e organizatës kriminale dhe qeveritarët e tij.

Sepse shkelmoni mbi interesat më jetike, kombëtare, të çdo shqiptari, tuajat të familjeve tuaja, të shoqërisë shqiptare.

Ndaj dhe hiqni dorë nga çdo lloj sjellje dhune.

Opozita është e betuar dhe e vendosur të vazhdojë kryengritjet paqësore. Kështu që edhe me këtë rast, thirrja ime për Policinë e Shtetit: të mos përdoret si mish për top për një bandë hajdutësh, për një organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama që vjedh dhe i përdor ata si mburojë.

Pra kjo është thirrja. I përshëndes të tre policët që u larguan menjëherë sapo morën vesh që mund të vinte dhe kreu i narkoshtetit për teatër me ta.

Marsi Korreshi: Ju vetë ishit pjesë e një sulmi me gaz lotësjellës nga policia. Keni ndonjë mesazh, një kundërpërgjigje ndaj ministrit Lamallari i cili ishte pak më herët këtu dhe kreut të qeverisë. A mendoni se ishte i motivuar politikisht?

Sali Berisha: Është kryekëput urdhër i Edi Ramës. Në mënyrë absolute është veprim. Sepse unë nuk po kryeja asnjë veprim tjetër, veç se po kaloja në rrugën në të cilën ne duhet të arrinim në seli.

Ndaj dhe Edi Rama që e kishte rrethuar në të katër anët.

E patë ju se çfarë kishte bërë me bllokun e etërve të tij. Çdo rrugë dhe rrugicë e kishte bërë pëllëmbë dhe policë. Pati frikë mos po sulmohej blloku.

Ne nuk kemi punë me bustet dhe ata që ikën, kemi punë me pasardhësin e tyre, i cili është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ju falënderoj që jeni këtu të teatrit të turpshëm të Edi Ramës me katër policë gjoja të plagosur. Në një kohë që nuk kanë të regjistruar në regjistër absolutisht asgjë.

About Redaksia

Check Also

Associated Press: Revoltë në Tiranë! Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Policia përdori topa uji në përplasjet e së dielës me protestues të opozitës që kërkonin …