Berisha: Ne jemi të vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo na çon në fitore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita është e vendosur në kryengritjen e saj paqësore, sepse kjo e çon në fitore. Duke folur para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë në foltoren e përjavshme, Berisha u ka dhënë përgjigje dhe të gjithë atyre që akuzojnë për dhunë opozitën.

Berisha: Do t’u tregoj një zhvillim të fundit.

Niko Peleshi do shkonte në Gjermani për të takuar natyrisht kryetarin e Bundestagut dhe në këtë udhëtim, normalisht që do të kishte deputetë nga PD, nga partitë e tjera, siç është përbërja e parlamentit.

Mjaftoi fakti që unë në grupin parlamentar t’u kërkoja deputetëve që do t’ia rreshtonin në prani të homologut të tij të Bundestagut të gjithë mënyrën se si e drejton parlamentin, ai iku pa asnjë deputet të PD.

Miq, thashë edhe njëherë, ne jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, por jemi me shpresë.

Dhe unë u them ju se shpresa më e madhe është sot se ne jemi opozitë e vendosur të qëndrojmë.

Sepse për ne, rruga e vetme është qëndresa kundër regjimit dhe protesta dhe çdo ditë e më shumë shqiptarët po e kuptojnë këtë.

Ka qenë shtatori i vitit 2021 dhe isha nisur për një foltore në Lushnje. Sa dola tek kthesa, shoh policinë prapa e mbrapa, bllokon rrugët, bllokon njerëzit dhe bëri gjithçka që unë të mos arrija dot në kohë.

Pra, policia kishte marrë në patronazh nga unë ish-kryetarin Lulzim Basha.

E kuptoni se çfarë opozite duan këta?

Këta janë horra që nuk kanë as moral, as nder.

Nuk kanë princip.

Ndaj këtyre vetëm qëndresa dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb.

Miqtë e mi, ne jemi përcaktuar dhe mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore.

Regjimi meriton çdo formë kryengritje, ua them unë ju se një regjim që del nga farsa elektorale, nuk ka legjitimitet.

Se një regjim, i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet.

Por përcaktimi ynë për kryengritje paqësore buron jo nga mëshira ndaj tyre, se ata nuk meritojnë asnjë mëshirë, se ata meritojnë ndëshkimet më të mëdha, por buron nga bindja se kryengritja paqësore na çon ne në fitore.

Na sjell ne në fitore.

Jemi këtu, duhet t’u flasim haptas shqiptarëve.

A nuk u zbraz kjo kryeministri në vitin 1998? Kryeministri ia mbathi në Shkup.

Por ne nuk vijmë kurrë.

Aty dy ditë më vonë erdhi një kryeministër tjetër, më i keq se i pari.

Pse? Sepse ne nuk marrim pushtet me dhunë.

Ne besojmë tek vlerat demokratike, ne jemi demokratë, ne besojmë tek vullneti i popullit dhe këtu buron përcaktimi ynë i kryengritjes paqësore.

Por kjo kryengritje, sigurisht nuk është një ndeshje futbolli, por në mënyrë absolute nuk ka forcë në botë që e ndal pa shkuar në fitore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqiptarët dhe njerëzit e lirë në mbarë botën mezi i presin protestat tona, nuk do ndalemi gjer në fitore!

Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh …