Bisedimet-Urdhëri i Trump/ Pezullim i të gjitha sulmeve ushtarake ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtyjnë përkohësisht të gjitha sulmet ushtarake të planifikuara ndaj Iranit, pas dy ditësh bisedimesh që ai i cilësoi si “shumë të mira dhe produktive”.

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se ka udhëzuar ushtrinë amerikane të pezullojë “të gjitha sulmet ushtarake ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane”.

Sipas tij, ky pezullim do të zgjasë për pesë ditë dhe mbetet i kushtëzuar nga “suksesi i takimeve dhe diskutimeve që janë ende në zhvillim”.

“Kam kënaqësi të raportoj se SHBA dhe Irani kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedë shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje” thuhet në postimin e Trump.

Kjo vjen pasi Trump i lëshoi ​​një ultimatum Iranit, duke thënë se SHBA-të do të “shkatërronin” termocentralet e tij nëse ky i fundit nuk do të përfundonte bllokadën efektive në Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh, një afat që skadon sot.

Nga ana tjetër, Teherani u zotua për kundërpërgjigje duke kërcënuar SHBA-në se do të minonte të gjitha centralet në Gjirin Persik në rast sulmi drejt infrastrukturës së energjisë vendase. Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin detar, është bllokuar që më 28 shkurt në përshkallëzim të konfliktit duke çuar shumë vende të botës drejt krizës sa i përket furnizimit me naftë. Irani e ka bllokuar kalimin në Hormuz për vendet jo mike.

Më parë, Irani vendosi 6 kushte për t’i dhënë fund konfliktit; Siguri që konflikti të mos përsëritet, mbylljen e bazave amerikane në rajon, pagesën e kompensimit për Iranin, përfundimin e luftës kundër të gjitha grupeve rajonale të lidhura me Iranin, zbatimin e një regjimi të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit dhe ndjekjen penale dhe ekstradimin e punonjësve të medias anti-iraniane.

Ndërkohë mediat iraniane njoftojnë për sulme në Teheran. Një avion amerikan është rrëzuar në Kuvajt.

About Krye Redaktor

Check Also

I lidhur me kartelet e drogës/ Presidentit kolumbian nën hetim penal nga FBI

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, është nën hetim penal nga të paktën dy zyra prokurorësh federalë …