Hoteli 1700 euro nata ku u rehatua ministri i Ramës në Kanë të Francës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka treguar se gjatë një vizite në Cannes të Francës nuk është kursyer aspak, duke qëndruar në një hotel 1700 euro nata.

Detaji u zbulua gjatë një interviste televizive, ku ministri shprehej “i shokuar” nga çmimet atje, duke shtuar se nuk kishin arritur të gjenin më lirë dhe se sipas tij, hoteli madje nuk ndodhej as në qendër, si dhe gjendej në kushte jo të kënaqshme.

Ndonëse qartazi qëllimi i ministrit ishte tjetërkund, deklarata iu kthye boomerang. Ai kërkoi madje edhe mirëkuptimin e qytetarëve për qëndrimin në hotelin 1700 euro nata me taksat e tyre.

“Në Canne, në vizitën e fundit që kisha, u pataksa. Hoteli që kishim rezervuar, po e them këtu dhe njerëzit do të na mirëkuptojnë, nuk gjenim dot më pak se 1700 euro nata. Dhe jo në qendër, hoteli ishte pis, me një çmim shumë të lartë, nuk kishte bar për një ujë. Ne nuk e kuptojmë vlerën e vendit tonë, ta puthësh në ballë Shqipërinë,”- u shpreh ai.

Fill pas kësaj, komentuesit nxorrën zbuluar ministrin duke thënë se në Cannes mund të gjesh akomodim me çmime shumë më të ulëta, duke filluar nga 50 deri në 350 euro nata, teksa të tjerë ironizuan se edhe hotele të njohura nisin nga rreth 250 euro.

“1700 euro nata, ça mashtrimi, ka plot me 200 euro nata,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Kam gjetur dhe me 50 euro, por 200–350 gjen sa të duash”./ Zoom.al

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Hajdari i Ramës/ “Nuk preukupohem ku do strehohen banorët që ju dogjën shtëpitë”

Pas flakëve që përfshinë pasditen e sotme kompleksin rezidencial të ndërtuar nga kompania “Arlis” e …