Nis zhbllokimi i kanalit të Hormuzit/ Kalojnë dy supertankerë indianë të gazit dhe naftës

Anijet indiane thyejnë bllokadën në Hormuz | Kalim i suksesshëm mes tensioneve

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve dhe raportimeve nga Times of India, dy supertankerë indianë të gazit dhe naftës kanë arritur të kalojnë me sukses Ngushticën e Hormuzit këtë të hënë, në një zhvillim që po cilësohet si një arritje e rëndësishme sigurie dhe diplomacie.

Anijet “Jag Vasant” dhe “Bain Gas”, të klasifikuara si transportues gjigantë të gazit, u nisën në orët e para të mëngjesit nga brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe drejt ishujve iranianë Qeshm dhe Larak, duke ndjekur një korridor të planifikuar me saktësi.

Analizat sugjerojnë se anijet kanë sinjalizuar qëllimisht identitetin dhe itinerarin e tyre autoriteteve iraniane përpara hyrjes në zonën më të ndjeshme, për të siguruar kalim të sigurt larg përplasjeve ushtarake.

Nga 22 anije indiane që kishin mbetur të bllokuara në këtë zonë strategjike, disa transportues të gazit të lëngshëm kanë filluar tashmë të lëvizin, duke dhënë një lehtësim për krizën energjetike që po përballet India dhe duke sinjalizuar stabilizim të mundshëm të furnizimeve globale.

Vëzhguesit theksojnë se ky kalim i suksesshëm në mes të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit tregon se India po konsolidon rolin e saj si një aktor i rëndësishëm që arrin të mbrojë interesat e veta edhe në kushte të vështira gjeopolitike.

About Krye Redaktor

Check Also

Për…motrën e Ramës

“Keni dëgjuar se çfarë thotë ajo motra ime në Itali për drejtësinë , për gjyqtarët …