“Keni dëgjuar se çfarë thotë ajo motra ime në Itali për drejtësinë , për gjyqtarët dhe prokurorët?”. Këto ishin fjalët e Ramës për kryeministren italiane, Meloni, e cila kërkoi një referendum për drejtësinë në Itali.
Kur kanë kaluar pak ditë nga ajo deklartë e Raës përmes të cilës synonte që të legjitimonte sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, “motra e Ramës” humbi në Itali ashtu sikurse ky në Tiranë që po shkon drejt fundit të tij.
Rezultatet, të certifikuara nga Ministria e Brendshme në Itali, tregojnë se vota “Jo” kryesoi me 54.5%, ndërsa vota “Po” arriti në 45.5%.
Ndryshimi më i rëndësishëm për të cilin po votohet në referendum, lidhet me mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë.
Sot gjyqtarët dhe prokurorët ndjekin të njëjtën karrierë. Ata mund të kalojnë nga një rol në tjetrin (me disa kufizime). Me reformën (nëse fitojnë “Po”): karrierat ndahen plotësisht. Një person do të zgjedhë që në fillim nëse do të bëhet gjyqtar apo prokuror dhe nuk mund ta ndryshojë më detyrën e tij.
Ndërkohë lidhur me rezultatet e referendumit, kanë ardhur reagime të shumta nga politika italiane, mes të cilëve edhe nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Teksa shprehur keqardhjen për mos-realizimin e ndryshimeve në drejtësi, Meloni përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se respekton plotësisht vullnetin e popullit italian.
Gazeta RD