Fatmir MEDIU
Në takim me drejtorin për Europën dhe Azinë z Stephen Nix në Institutin Ndërkombëtar Republikan Amerikan diskutuam për situatën e rëndë të krimit, korrupsionit dhe mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe angazhimin e IRI në mbështetje të opozitës shqiptare dhe bashkimit të saj. Në vazhdim të aktiviteteve të Komisjonit të Mbrojtjes në SHBA zhvilluam diskutime në Kongresin Amerikan, ku përvec Kongresmenit Mike Turner kryetar i delegacionit Kongresit Amerikan në NATO PA, diskutuam dhe me përfaqësuesit e lartë të PENTAGONIT.
Z.David A. Baker, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamnetit të Luftës për Politikën Evropiane dhe të NATO-s.
Znj. Katherine Katina, Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Departamentit të Luftës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Armatime.
Diskutimet u përqëndruan në:
- Bashkëpunimi NATOs (Transatlantik) në Industrinë e Mbrojtjes
• Prioritetet e SHBA-së për kapacitetin industrial të mbrojtjes së aleatëve
• Përshtatja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s me realitetet industriale.
Gazeta RD