Balla masë ndaj Elisës pse mungoi në seancën për imunitetin e Ballukut, Spiropali: Thirre grupin, Taulant!

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke iu përgjigjur kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, pas deklaratave të këtij të fundit për mungesën e saj në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Balluku.

Balla u shpreh se vendimet nuk i merr i vetëm, por në bashkëpunim me grupin parlamentar, duke theksuar se çështja do të diskutohet brenda forumit përkatës.

Deklarata e Spiropalit

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.

About Redaksia

Check Also

Kandidatura e Braçes?/ Berisha: Tirana nuk voton më partinë e krimit në mënyrë përfundimtare

Elda Menga, TCH: Nuk na dhatë një koment për z. Braçe si kandidat. Si u …