Belinda Balluku zgjedh Drejtorin e ri të Policisë/ Ambasadorja amerikane në zyrën e ministrit të Brendshëm

Skënder Hitaj është emri i preferuar i Ballukut për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Si drejtues i policisë së Fierit, Skënder Hitaj ka mbi supe akuza  nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, i dërguari i PD-së në Fier, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut duke paralajmëruar se do t’i bënte padi në SPAK. Hitaj dëshmoi në zgjedhjet e 11 majit se iste një ushtar i bindur i Ballukut dhe se tashmë Balluku po ja kompenson shërbimin e tij duke e mbështetur për Drejtor të Përgjithshëm të policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë është një nga pozicionet më të rëndësishme dhe që gjatë viteve të fundit ky pozicion ka shërbyer vetëm si koordinator i Ramës me grupet kriminale. Ish-Drejtori i mëparshëm, Proda u zgjodh në krye të poolicisë së shtetit si propozim i dy bandave kryesore kriminale, asaj të Elbasanit dhe asaj të Durrësit. Ishte kompromisi mes këtyre bandave që e bëri Ramën ti japë mbështetjen Prodës.

Proda u shkarkua pas protestës së opozitës me 20 shkurt. Preteksti i regjimit ishte se Proda nuk mbrojti vilën e diktatorit. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Rama është detyruar që të largojë Prodën pas presionit dhe ultimatumit që i është dhënë atij nga partnerët e Shqipërisë.

Zgjedhja e Drejtorit të ri të policisë nuk është jashtë vëmendjes së partnerëve. Ambasadorja amerikane ka shkuar sot në zyrën e ministrit të Brendshëm.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

About Krye Redaktor

Check Also

Dy standarde për të mos bërë drejtësi

Nga Flamur NOKA Një standard për të besuarit e Narcos dhe një tjetër për kundërshtarët …