Kryetari i PD, Sali Berisha nënvizoi se opozita nuk do të votojë ligje të njëanshme të Partisë Socialiste, duke theksuar angazhimin e PD-së në procesin e dy reformave, territoriale dhe elektorale.
Ai kritikoi qeverinë për përpjekjet për të mbuluar vjedhjet dhe manipulimet, duke e cilësuar si hipokrizi planetin për të ulur numrin e deputetëve, ndërsa sipas tij, qeveria vjedh shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Sot PS nëpërmjet Taulant Ballës ka prezantuar projektligjin për referendumet të paralajmëruar pak ditë më parë nga asambleja e PS nga Edi Rama, i cili tha se, do të ulet numri i deputetëve në Kuvend.
Sali Berisha: Nuk votojmë asnjë ligj me PS-në. Jemi të angazhuar në procesin e reformës, në dy reformat, sepse kjo mendojmë ne është, jo se besojmë se Edi Rama do pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur që nuk beson.
Por nga ana tjetër ne kemi një opinion të tërë, që kërkon që ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen me të. Dhe ne jemi në këtë.
Por ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë.
Edi Rama përpiqet me shashka që të mbulojë vjedhjet që ka bërë. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se duke shkurtuar 40 deputetë po i bën të lumtur, në një kohë kur ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit bashkë me zyrtarët e tij.
Pra është një hipokrizi e madhe e tij.
Gazeta RD