Rama udhëroi Ergys Agasin kundër Metës/ Çon kriminelë për ti shpuar shishet e uji, denoncimi…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen, duke dënuar ashpër, sipas tij, aktet e intimidimit që i atribuohen Edi Ramës ndaj Metës dhe të burgosurve politikë.

Berisha shprehet se, sipas tij, Ergys Agasi, me urdhër të Ramës, ka ndërmarrë veprime të papranueshme, si shpuarja e shisheve të ujit të ish-presidentit, duke i paraqitur këto si shenja të një qasjeje kriminale dhe poshtëruese nga ana e qeverisë aktuale.

Berisha: U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.

Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës.

Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.

Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri.

Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.

About Redaksia

Check Also

Noka pas takimit me protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do të marrë fund, mbajmë shënim çdo emër!

Deputeti i PD Flamur Noka, pas një vizite tek protestuesit e shoqëruar në ambientet e …