Delegacioni i PD takime në Suedi: Ekspoze mbi farsën zgjedhore të 2025 dhe lidhjeve të qeverisë me kartelet e drogës

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, bashkë me kolegen Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli, zhvilluan sot një takim me Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez dhe deputet i partisë Moderata, parti simotër e EPP-së.

Gjatë takimit, Bylykbashi dhe kolegët bënë një ekspozim të detajuar mbi zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, duke e cilësuar si një ‘farsë zgjedhore’, si dhe mbi situatën e sundimit të ligjit dhe korrupsionin në vend, përfshirë skandalet e Ballukut dhe AKSHI-së.

Reagimi i deputetit Bylykbashi

Bashkë me kolegët Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli, takuam sot në Stokholm z. Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez, deputet i Moderata, parti simotër në EPP e drejtuar prej kryeministrit suedez.

Në takim bëmë një ekspoze të detajuar për farsën zgjedhore të 2025, narkoshtetin e Edi Ramës që raporte ndërkombëtare prestigjioze e damkosin si autokraci elektorale, për korrupsionin galopant dhe skandalet Balluku dhe AKSHI, zëvendësimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes e balancimit të pushteteve me partinë-shtet, simbiozën e pushtetit të Edi Ramës me kartelet e drogës, pastrimin e parave, sulmin mbi pluralizmin politik dhe opozitën si mekanizma për mbajtjen e pushtetit. Falënderuam për qëndrimin e qartë zyrtar të Suedisë në lidhje me bllokimin nga Rama të heqjes së imunitetit për rastin Balluku duke penguar hetimin me imunitet parlamentar.

Z.Ottoson, duke konfirmuar mbështetjen e Suedisë për integrimin europian të Shqipërisë, theksoi që për Suedinë ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë dhe rezultate konkrete e reale. Ai na falënderoi për informacionet dhe faktet që zhbëjnë propagandën qeveritare të Ramës e që ndihmojnë për të hedhur dritë mbi zhvillimet shqetësuese në Shqipëri, si në parlamentin dhe instancat qeverisëse suedeze ashtu edhe më gjerë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Agjentja e policisë sekrete të Millosheviçit akuzon shqiptarët për korrupsionin e Ramës

“Shqipëria ka bërë një punë ekselente dhe është në rrugën e duhur sa i përket …