Noka pas takimit me protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do të marrë fund, mbajmë shënim çdo emër!

Deputeti i PD Flamur Noka, pas një vizite tek protestuesit e shoqëruar në ambientet e policisë pas protestës së 22 marsit, i ka cilësuar ata si “të arrestuar politikë të narkoregjimit”.

Në një deklaratë për mediat, Noka tha se protestuesit ishin me moral të lartë dhe më të motivuar se kurrë për betejën kundër qeverisë.

Ai përcolli mesazhin e tyre se nuk do të ketë dorëzim dhe se arrestimet vetëm sa i kanë shtuar vendosmërinë për vazhdimin e protestave.

Flamur Noka: Së bashku me z.Balliu vizituam të arrestuarit politik të narkoregjimit. Të gjithë ishin me moralin e lartë, janë të gjithë viktima politike të mllefit të regjimit që po jep shpirt. Ata janë sot, ndihen më të motivuar se kurrë për betejën me narkoregjimin. Na përcollën një mesazh që nuk ka dorëzim, por dorëzim do të ketë vetëm narkoregjimi.

Protestat dhe revoltat vetëm se do shtohen dhe arrestimi politik vetëm se ka motivuar më shumë për këtë betejë. Nga ana tjetër, ndihesh keq kur vjen këtu dhe shikon qytetarë që protestojnë për të drejtat e tyre, qytetarë që protestojnë për një shoqëri të lirë, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim, pa drogë dhe pa narkoregjim, por me një qeveri, për një qeveri demokratike.

Ndihesh keq kur i shikon atje të arrestuar. Ndërkohë që në vend të tyre sot duhet të ishin banditët me dhe pa uniformë që i shërbejnë regjimit, që i arrestojnë qytetarët në punën e tyre dhe në të drejtën e tyre, që dhunojnë qytetarët në mënyrë më barbare dhe më shtazarake. Pra këtu duhet të ishin ata mercenarë me kapele dhe pa kapele që paguhen për t’i shërbyer ligjit dhe i shërbejnë karteleve të drogës dhe kusarëve të pushtetit.

Kjo do të marrë fund. Asgjë nuk do ta, nuk e ndalon dot të drejtën e qytetarëve, por as edhe drejtësinë. Nesër, pushteti i horrave nuk do ta ketë të gjatë, nesër do marrë fund. Por qytetarët, populli opozitar do t’i japë verdiktin për këtë bandë kusarësh. Faleminderit.

Gazetari: Zoti Noka, po dhuna ndaj deputetëve u pa hapur që ishte nga policia, dhunuan deputetët. Në këtë rast ishte Xhelal Mziu që është edhe me pamje të siguruara. A ka ndonjë masë për këto policë?

Flamur Noka: Prandaj thashë, ju keni parë që aty dekorohen. Kush, çdonjëri nga horrat e pushtetit që dhunon opozitarët, qytetarët, që arreston protestuesit paqësorë, që dhunon deputetët, çdonjëri nga ata horra që turpëron uniformën e policisë kur shan protestuesit siç keni parë ju, siç keni filmuar dhe ju, ata në regjimin e narkosit thjesht lavdërohen dhe ngrihen në karrierë.

E vërteta është se do ta paguajnë një për një. Ne po mbajmë shënim çdo gjë, çdo emër. Kemi nisur t’i denoncojmë dhe t’i konsiderojmë, do t’i etiketojmë si armiq të demokracisë dhe të ligjit. Çdo oficer, çdo drejtues, çdo punonjës që ka uniformën e policisë, por përfaqëson bandën e pushtetit. Ata do të konsiderohen armiq të ligjit dhe armiq të popullit opozitar dhe të opozitës. Një ditë, shumë shpejt, çdonjëri prej tyre do të japë llogari edhe para ligjit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk votojmë ligje të njëanshme të PS! Jemi të angazhuar në procesin e dy reformave!

Kryetari i PD, Sali Berisha nënvizoi se opozita nuk do të votojë ligje të njëanshme …