Përgatitet skenari për lirimin e Erion Veliajt nga burgu

Belind KELLIÇI
Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, përgatitet skenari për lirimin e kreut të 5D, Erion Veliajt!
Ekziston një skenar i mirëorganizuar që synon nxjerrjen e Veliajt nga burgu, sipas një skeme që mund ta garantojë vetëm pushteti.
Edhe pse me 13 akuza për korrupsion, fshehje pasurie e deri tek pastrim parash, po vihen në jetë shumë mekanizma që kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Tiranës të rifitojë lirinë.
Nisma e Kryetarit të Gjykatës së lartë për të dalë me një vendim tjetër unifikues që lidhet me masat e sigurisë me arrest me burg, këtë synon. Pioner Sadushi ka nisur procedurën dhe me 9 prill do të kemi një verdikt, motivuar gjasme me shqetësimin për teprimin me masat e sigurisë me arrest dhe për gjendjen e paraburgimit.
Eshtë e qartë se nisma e Sadushit do të sjellë lehtësi për Veliajn, e të tjerë zyrtarë të lartë e ministra të Edi Ramës që janë drejt qelisë për shkak të aferave korruptive.
Eshtë kjo arsyeja pse anikimimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë u shty papritur dhe në të njëjtën kohë dolën dhe raportet e avokatëve të tij ndërkombëtarë në favor të lirimit. Ata do të paraqiten me rekurs, pasi të ketë dalë vendimi unifikues.
Pasi Sadushi me Kolegjet e Bashkuara të dalin me këtë vendim unifikues, jeta e shumë të korruptuarve do të lehtësohet.
Ama në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët e tjerë të zakonshëm që kanë bërë shumë më pak dëme se Veliaj dhe Edi Rama.
Kjo është një tjetër ndërhyrje për të dobësuar drejtësinë, e për të rritur imunitetin e paprekshmërinë e Kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Nëse Belinda Balluku mbrohet me votë në Kuvend dhe Erion Veliaj del nga burgu me marifetet e Gjykatës së Lartë, atëherë beteja me korrupsionin në Shqipëri është humbur përfundimisht.
Ky është një komplot i organizuar kundër hetimit, kundër drejtësisë, kundër llogaridhënies dhe në favor të hajdutëve.
Një tjetër alarm, një tjetër thirrje që qytetarët të ngrihen, të bashkohen dhe të japin verdiktin për fatet e vendit që është kapur dhe po trajtohet si plaçkë nga Edi Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

S’ka dhe s’ka Republikë të Drejtorëve, por vetëm Narkorepublikë talebane të Ramës!

Nga Petrit VASILI Republika e Drejtorëve, ky është lajtmotivi i Ramës dhe i të gjithë …