Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive!

Marsi Korreshi: Z. Berisha, dje Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri një deklaratë lidhur me çështjen Balluku në Shqipëri, ku tha se Brukseli po monitoron këtë çështje, por gjeti si problem pranimin që shoqëria shqiptare i bën korrupsionit. Keni një përgjigje për zonjën Kos?

Sali Berisha: Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij.
Kaq kam për këtë koment.

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …