Image ref 138362623. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

Gazetarja franceze-Ramës/ “Porti i Durrësit, një qendër e madhe e pastrimit të parave”

Në një intervistë për revistën e njohur franceze ‘Le Point’, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të forta lidhur me korrupsionin dhe pastrimin e parave në Shqipëri.

Gjatë intervistës, gazetarja franceze Anne Nivat i tha e bindur se zyrtarët e Bashkimit Europian janë të shqetësuar se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar këto dukuri.

Ajo theksoi po ashtu se edhe Porti i Durrësit konsiderohet një qendër e madhe e pastrimit të parave, por Rama e mohoi këtë pretendim, duke e cilësuar si “të pabazuar” dhe duke e krahasuar situatën me qytete të mëdha europiane, si Marseja, Roterdami, etj.

“Zyrtarët evropianë besojnë se vendi juaj nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar pastrimin e parave dhe korrupsionin. Porti i Durrësit, qyteti i dytë më i madh në vendin tuaj, konsiderohet një qendër e madhe e pastrimit të parave në ajër të hapur. Cili është reagimi juaj për këtë?”, pyeti Anne Nivat.

Ndërkohë, kryeministri u justifikua duke thënë se: “Ky lloj pretendimi i pabazuar, i paraqitur si i vërtetë, është sëmundja e botës sonë. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend, por porti i tij nuk është një operacion i madh pastrimi parash në ajër të hapur. Problemet në Durrës janë shumë më pak të rëndësishme se gjetkë. A nuk kanë probleme të ngjashme edhe Marseja, Roterdami, Antwerpi apo Barcelona?”

About Krye Redaktor

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …