Teksa ka shpërndarë videon me reportazhin e medias ndërkombëtare WION News, gazetarja ka bërë një përmbledhje të lidhjeve të ngushta të familjes Hysa me krerët e Sinaloa-s, para që pastrohen në kazino e biznese të tjera si restorante.
‘Është një rrjet i thellë që lulëzon prej kohësh. Transferta miliona dollarësh, kompani fiktive, shkëmbime parash në shumë duar sa është shumë e vështirë të mbash gjurmët’, thuhet në reportazhin e WION.
Ndër të tjera gazetarja thekson se bota e krimit është aq e ndërlidhur, saqë bëhet fjalë për dy shtet, mijëra kilometra larg njëra tjetrës, Meksika dhe Shqipëria.
‘Historia ka të bëjë me bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis rrjeteve të krimit të organizuar të dy vendeve mijëra kilometra larg. Piak zero është Meksika, emri i një prej kartelit më të fuqishëm të Meksikës, Sionalo. Por nuk është vetëm kjo historia. Bëhet fjalë për një familje mafioze me sfond me këtë kartel. Emri i tyre s’është dëgjuar shumë kohët e fundit, por është kthyer në qendër të vëmendjes. Vendnodhja është mijëra kilometra larg, një kontinent krejtësisht të ndryshëm. Vendi në fjalë është Shqipëria. Dhe kjo është një histori për familjen Hysa. Një mafioz shqiptar me lidhje të thella brenda bizneseve më të mëdha të Meksikës’, shprehet gazetarja.
Por pyetja që shqetëson autoritetet hjo vetëm ndërkombëtare por edhe ato amerikane, është fakti se përse familja Hysa është vënë në radar?!
‘Meksika dhe SHBA bashkëpunuan për të goditur Sinalon. Por krimi i organizuar nuk operon vetëm në Silos. Ka miq strategjikë, partnerë në krim, dhe këtu hyn në lojë Hysa. Shqipëria është një nga ato vende të Evropës, mafia e të cilit ende po bën valë. Ndryshe nga mafia italiane që po shuhet ngadalë me kalimin e kohës. Lufta Hysa, i njohur në mesin e mafies dhe pamja e tij nuk ka lidhje me të, asgjë nga pamja e tij nuk i ngjan një njeriu të krimit ose i lidhur me të në ndonjë mënyrë. Ai thjesht nuk i përshtatet stereotipit. Por ai nuk është i vetme, ka shumë anëtarë të familjes së tij, agjencitë tregojnë se familja e tij vepron në Meksikë nga një ndërmjetës, por identiteti i tij mbetet sekret’.
‘Autoritet thonë se Luftar Hysa pastron paratë e drogës së kartelit Sinaloa, kartelit më të fuqishëm të Meksikës. Lidhja është shumë më e thellë dhe më e ngatërruar se sa thjesht disa fronte biznesi. Aty ku vepron bota e krimit ka më shumë sy, lojtarë dhe palë të interesuara fshihen në hije duke kanalizuar drogë dhe para në mjete që mbeten ende të panjohura. Dhe, kush e di kjo goditje mund të zbulojë gjithashtu aleanca që nuk ishin të njohura më parë…’, përmbyllet reportazhi i medias ndërkombëtare që hedh dritë mbi lidhjet e Luftar Hysës në Shqipëri me kartelin Sinaloa në Meksikë.

Gazeta RD