Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do të marrë PS për Spiropalin?

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Malaj u pyet në lidhje me paralajmërimin e bërë nga Taulant Balla për Elisa Spiropali, pas situatës së krijuar në seancën kur u votua për imunitetin e Belinda Balluku.

I tuar në A2 CNN, Malaj u shpreh se nuk ka ende një vendim dhe se çdo qëndrim merret vetëm pas diskutimeve në grupin parlamentar.

“Unë nuk marr apo nuk shpall asnjë vendim pa e konsultuar këtë me grupin parlamentar. Nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk është diskutuar ende”, tha ai.

Ai theksoi se grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhje të rregullta, ku diskutohen të gjitha çështjet dhe votimet që lidhen me seancat e radhës.

Sipas Malajt, deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim apo qëndrim ndryshe nga deputetët për këtë çështje.

“Kur kemi bërë mbledhjet e kaluara, asnjë nga kolegët nuk ka shprehur mendim ndryshe apo shqetësim”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Vasili: SPAK hedh në plehra Ligjin e Dekriminalizimit, të falen të dënuarit nga ky ligj

Nga Petrit VASILI SPAK hedh në plehra Ligjin e Dekriminalizimit, të falen të dënuarit nga …