Nga Petrit VASILI
SPAK hedh në plehra Ligjin e Dekriminalizimit, të falen të dënuarit nga Ligji i Dekriminalizimit!!!!
Po çfarë SPAK-u është ky more, e hengërt dreqi?
Po ky SPAK i shkel dhe i pëgër ligjet në mënyrë më të pacipë e për faqe të zezë.
Po ky SPAK bën edhe Gjykatën greke vetëm e vetëm që të shpëtojë çiraken e vet, që denon opozitën!
Po ky SPAK e bën nul dhe shkeljen më flagrante të ligjit me fakte dhe dokumente që ulërijnë.
Po ky SPAK nuk pyet për dënimet e Irena Gjokës të provuara me shkresa e prova, sepse kjo dënon liderat e opozitës pa prova.
Po ky SPAK e qelbi krye e krejt drejtësinë e këtij vendi, këta nuk janë jo heronjtë, por legenat tanë.
Po ky SPAK, që i rruan bishtin Ramës dhe gjithë hajdutëve të tij, ka kurajo dhe e fal këtë Gjokën me një qind mbiemra e dënime të fshehura, që të vazhdojë ta përdorë për të dënuar sipas Drejtësisë me Regji.
Nga sot Ligji i dekriminalizimit është hedhur në plehra!
Kushedi se sa punonjës shteti u larguan nga detyra vetëm për vonesa në dorëzimin e formularit të dekriminalizimit.
Kushedi se sa punonjës shteti, deputetë, drejtorë, pedagogë që drejtonin departamente u dënuan dhe u larguan nga puna për mosdeklarime krejt të parëndësishme.
Këta qytetarë nuk ishin çirakë të SPAK-ut, ndaj edhe u dënuan.
S’ka dy drejtësi, një për çirakët e SPAK-ut dhe një për qytetarët e tjerë.
Të shpallen të pafajshëm të gjithë ata që u dënuan nga ligji i dekriminalizimit.
Gazeta RD