Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë aludimet në media, se Ervin Salaianji është përjashtuar nga Partia Demokratike.
Teksa është pyetur nga gazetarët në konferencën në selinë blu, Berisha tha se Salianji është vetëpërjashtuar, ndërsa shtoi se një gjë e e tillë vjen kur shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti i partisë tënde.
Anisa Kadesha: Zoti Berisha, deputetja Jordida Tabaku është shprehur kundër vendimit për përjashtimin e Ervin Salianjit me argumentin se PD nuk e ka luksin të humbasë askënd…
Sali Berisha: Së pari njëherë, deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejt normale.
Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti i partisë tënde.
Kjo është e vërteta.
Për dijeni, nuk ka pasur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, në asnjë institucion.
Pasi doli nga burgu, për ta respektuar, u kooptua përkohësisht në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri.
Kaq.
Nuk ka, bashkëpunimin me krimin nuk e falim ne si parti.
E kemi të prerë atë në mënyrë absolute.
Gazeta RD