“Irena” një VKM e lexuar nga SPAK

Nga Basir ÇOLLAKU

Irena Gjoka e mbrojtur disi ngathët, tavallërisht dhe trashësisht nga SPAK, është më keq se Balluku që është ekstremi i veprave të rënda penale. Ishte si vendim qeverie i ramë-shkruar dhe i lexuar nga Struktura e Posaçme. Sepse “Irena” qëndron aty si struktura e shantazhuar për të vijuar fasonerinë. Është aty për të ushqyer kërkesat me afërmendsh. Po e mbajnë për të mos nisur dominoja me radhë tek të tjerë prokurorë e gjyqtarë. Së paku nja 10 prej tyre i ka pickuar mola dhe po i kontrollon tenja.

Besimi te publiku nuk arnohet. Nuk i ngjan peri gëzofit.

Duhet copë e re.

Fjalia me gjenialitet gjuhësor e gazmor e njoftimit të prokurorisë ishte…”kishte dokumente të parregullta”, “nuk kishte dijeni kur u mor vendimi”. Një model “pak shtatzënë”.

Thua na bënte me dije se i kishte vënë shtrembër në dosje. I kishte me ngjyrën e pakërkuar. I kishte vënë në një zarf të vogël. I kishte sjellë pak me postë. Kishte ngatërruar zyrën e depozitimit. E të tjera kusi gjellësh në meny.

Shaka të thartuara juridike.

Kanë qenë të falsifikuara, zotërinj e zonja të SPAK. Dhe falsifikimi i një dokumenti është dukshëm një vepër penale.

Në këtë vepër janë çorbosur të gjithë:

SPAK

GJKKO

KLP

KLGJ

Ministria e Drejtësisë

ILD

Prokuroria e Përgjithshme

Pa surpriza.

Ky nëpërkëmbim sistemi më kujton një thënie të Irvin Yalom: “Operacioni mbaroi me sukses, por pacienti vdiq…”

Amen…

About Redaksia

Check Also

Rasti i Irenës/ A po rikthehet sërish SPAK në SKPAP-in e Ramës?

Flamur NOKA Pas tredhjes që Narkosi i bëri #SPAK-ut më 12 mars, a është kjo …