Kavaja përkujton 35-vjetorin e Ditës së Demokracisë! Nderohen dëshmorët Josif Buda dhe Indrit Cara

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Ditën e Demokracisë, një datë që shënon ngjarjet e 35 viteve më parë, kur regjimi diktatorial ndërmori reprezalje në këtë qytet dhe në disa qytete të tjera të vendit.

E njohur si bastion i lëvizjeve demokratike, Kavaja kujton me nderim sakrificën e bijve të saj, mes tyre edhe Josif Buda, i cili u përball me forcat e regjimit dhe ra dëshmor në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

Në ceremoninë përkujtimore të organizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe politikës, mes tyre kryetari i Bashkisë, Fisnik Qosja, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ata vendosën kurora me lule pranë bustit të dëshmorit të demokracisë Josif Buda, si dhe tek busti i dëshmorit të Kavajës, Indrit Cara, duke nderuar kujtimin dhe kontributin e tyre në rrugëtimin drejt demokracisë.

Aktivitetet përkujtimore vijuan më pas me trofeun çiklistik 26 Marsi në qytet, në shenjë nderimi dhe reflektimi për sakrificat e bëra në emër të lirisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti ka mbyllur dyert që shqiptarët të mos dëgjojnë për grushtin e shtetit Rama-Lubia

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, institucioni i Kuvendit ka mbyllur dyert, duke u …