Kërcënohet me jetë avokatja Ardiana Kalaja!

Nga Elton QYNO

Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të një personi, i cili ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten, Ardiana Kalaja.

Kjo e fundit është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook” nga një person me profil të rremë që fshihet pas emrit “Klaus Bianconeri”.

Ky person i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese, ku siç mësohet nga materiali policor rezulton se, “Klaus Bianconeri” i ka shkruar në rubrikën messenger Ardiana Kalasë, si më poshtë:

“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija! Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë! Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”.

Këtë mesazhe janë administruar nga policia e Tiranës dhe mësohet se pas marrjes në pyetje të avokates Ardiana Kalaja, çështja tashmë është përcjellë në prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimet e mëtejshme, duke kërkuar informacion përmes letërporosisë “Facebook” me qëllim lokalizimin e “IP” të personit kërcënues.

Materiali hetimor i referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës mësohet se mban Nr.5137 dhe është administruar qysh prej 24 shkurtit 2026. Aktualisht ende ky material nuk është ndarë tek një prokuror për të nisur praktikën hetimore.

Kujtojmë se Ardiana Kalaja është një avokate e njohur dhe aktiviste e Partisë Demokratike, e cila ka kryer dhjetëra kallëzime penale dhe Civile në SPAK dhe Gjykatën e Tiranës, për figura të larta të Politikës Shqiptare. /SYRI TV

About Redaksia

Check Also

Rasti i Irenës/ A po rikthehet sërish SPAK në SKPAP-in e Ramës?

Flamur NOKA Pas tredhjes që Narkosi i bëri #SPAK-ut më 12 mars, a është kjo …