Një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

Nga Dorian TELITI

​Në një moment kur Shqipëria po lëngon nga pasojat e një ndarjeje ogurzezë që u hartua 12 vite më parë në zyrat e pushtetit dhe jo në rrugët e komunitetit, për opozitën reforma territoriale nuk është thjesht një proces teknik, por një mision për të çmontuar makinerinë e vjetër që la qytetarët pa shërbime dhe pa zë.

​Dështimi i reformës aktuale është i gjithëanshëm:

Braktisja e fshatit dhe rrënimi qyteteve: Kjo reformë e ktheu fshatin në “tokë të askujt”, ku banorët paguajnë taksa qyteti por nuk marrin as shërbimet më minimale. Kjo reformë krijoi qytete betoni por pa qytetarë.

Bashkitë si “Kulla Fildishte”: Kryetarët e bashkive u kthyen në feudalë lokalë që shohin vetëm qendrën, ndërsa lagjet dhe periferitë u lanë në harresë totale.

Shpërdorimi dhe korrupsioni i administratës: Fondet që duhej të shkonin për shkolla, kopshte, kanalizime e rrugë, u gllabëruan nga një administratë e fryrë që nuk dinë as ku ndodhen kufijtë e bashkisë së tyre.

Shkatërrimi i decentralizimit: Pushteti dhe autonomia vendore u asgjësuan, duke i kthyer bashkitë në një shtojcë të qeverisë, zyra elektorale bashkiake që funksionojnë vetëm me urdhra politikë dhe jo mbi nevojat e banorëve.

​Qëndrimi i Opozitës është i qartë dhe i panegociueshëm:

Ne jemi për të kërkuar, hartuar dhe miratuar një reformë të re territoriale që i shërben qytetarit, jo llogarive elektorale të radhës.

Opozita kërkon kthimin e pushtetit real te qytetari, që shërbimi të jetë pranë shtëpisë dhe biznesit, ndarje të drejtë të buxhetit ku çdo qindarkë e taksapaguesit të fshatit më të largët të kthehet në investim aty ku ai jeton, me një autonomi të plotë financiare që këput zinxhirët e varësisë nga qeveria qendrore.

​Nuk mund të ketë Shqipëri europiane nëse një nëne në skajin më të thellë i duhet të udhëtojë 3 orë për një dokument, apo nëse një fermeri i kalben produktet sepse rruga rurale e bashkisë ekziston vetëm në letër.

Integrimi në BE nuk është vetëm proces qendror politik, por transformim territorial që prek drejtpërdrejt komunitetet rurale!

 

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …