Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU
Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës.
Dihet tashmë kuzhina në të cilën janë gatuar.
Thjesht e rendita si një nga dy të këqijat që, në dijeninë time, ai i ka bërë vendit tim, Shqipërisë.
Pyetja ime ishte e thjeshtë, e thënë në gjuhë popullore: sa i paudhë do të më duhet të jem (duke qenë se kreu i organizatës së Surrelit e ka ngritur shumë lart stekën në këtë drejtim) për t’i pasur dyert e hapura në Shtëpinë e Bardhë, nëse ndodh që një ditë të jem në krye të ekzekutivit Shqiptar dhe aty të jetë rikthyer fraksioni mafioz i së majtës anti-humane sorosiane. Kaq.
Ndërkohë, Blinken tregoi edhe një herë, vullnetarisht, se sanksionet ndaj Sali Berishës nuk mbështeten as në logjikë dhe as në ligj, por në një urrejtje tipike dhe klasike të sorollopit të tij politik.
P.S.: Për ju që nuk e njihni, Anthony Blinken është ish Sekretari i Shtetit amerikan në administratën Biden 2020–2024. Kohë kur e futi politikën e jashtme Amerikane në kolaps total, shpenzuan në mënyrën më të paskrupullt paratë e taksapaguesve amerikanë, ndër të tjera edhe me NGO idiote në mbarë botën.
Vunë sigurinë kombëtare në rrezik duke lënë të kalojnë kufirin amerikan mbi afro 20 milionë ilegalë.
Dhe është po aq, në mos më shumë se vetë Joe Biden, fajtor për një ndër humbjet më të thella të së majtës në Amerikë, atë në 2024. (Kjo liste eshte shume here me e gjate se kaq)
Sot, nga administrata Trump, është cilësuar “djalë i keq” dhe nuk i lejohet të prekë më me dorë asnjë dokument zyrtar.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Salianji nuk është përjashtuar, por është vetëpërjashtuar! 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë aludimet në media, se Ervin Salaianji është …