Lideri i opozitës, Sali Berisha, i drejtoi një thirrje të fortë qytetarëve të Fierit se, kudo që ta shihni Lubi Ballukun, gjuajeni me vezë dhe domate hajduten!
Berisha e konsideroi Ballukun si përgjegjëse për keqmenaxhimin dhe vjedhjet e miliardave të qytetarëve shqiptarë dhe u bëri thirrje fierakëve që ta ndëshkojnë publikisht, duke përdorur vezë dhe domate, si një shenjë të qartë të pakënaqësisë qytetare dhe të dinjitetit të tyre.
Anisa Kadesha, RTSH: Ju thoni se ajo po kërkon shtetësi të huaj, por ndërkohë është shfaqur në Fier. Do të thotë se ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendore në këtë qark.
Sali Berisha: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, në çdo hap që ta shohin ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten.
Gjuajeni me vezë dhe domate, se kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët.
Gazeta RD