Berisha uron ekipin e Kosovës: Fitore historike e jashtëzakonshme! Zoti i bekoftë!

Kryetari i PD, Sali Berisha uron kombëtaren e Kosovës, e cila po i afrohet edhe më shumë kualifikimit historik për në Kupën e Botës.

Ndërkohë kreu i PD tha se edhe kombëtarja e Shqipërisë do të shkëlqejë me mungesën e saj.

Postimi

Dita e djeshme, një datë e shënuar! Kosova në play-off! Kosova në zenit.

Miq, mbrëmë ekipi Kombëtar i Kosovës fitoi 4-3 në Bratislavë kundër vendasve.

Fitore historike e jashtëzakonshme. Në rast se fiton me Turqinë më 31 mars, për herë të parë në histori kombi do përfaqësohet në Kupën e Botës në SHBA.

Urimet më të përzemërta për Ekipin tonë Kombëtar të Kosovës, trajnerin, kapitenin, golashënuesit, fansat. Zoti i bekoftë!

Por unë kam një përshëndetje nga zemra për ekipin tonë Kombëtar të Shqipërisë për nivelin e lartë dhe cilësor që ka treguar në ndeshjet eliminatore për kualifikim për në kampionatin botëror. Ata nuk arritën atë që meritonin, por në këto ndeshje kanë luajtur me mjeshtëri, aftësi dhe më bukur se kurrë. Ndaj dhe ju ftoj miq, t’i falenderojmë me mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz që i bënë kombit në këto ndeshje. Të falenderojmë Sylvinhon, trajnerin e madh, kapitenin dhe lojtarët kuqezinj. Nuk do jenë në SHBA, por do shkëlqejnë me mungesën e tyre.

Zoti i bekoftë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se ish- zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja eInfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda …