Sheshi përpara Bashkisë së Vlorës mbart njollën e denatyrimit urban!

(Ri)Denoncim i Partisë Demokratike Dega Vlorë

Nga Sekretari Funksional pranë PD Vlorë, z.Rezenbrik Serjani

Ky shesh simbolik, me një rëndësi të veçantë për qytetarët vlonjatë, si pasojë e politikave antikombëtare të sektit Rama, krahas Sheshit të Flamurit, ka përjetuar një transformim të turpshëm urban.

Me pretekstin e rikualifikimit dhe rivitalizimit, ky shesh është shndërruar në një “monstër” të madhe betoni, e cila kurorezohet me një monument prej betoni në formë shkallare, që nuk mbart asnjë rol estetik apo funksional.

Ky shesh, ashtu si edhe Sheshi i Flamurit, është tjetërsuar dhe denatyruar nga politikat antikombëtare dhe korruptive të sektit Rama. Jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë estetiko-urbane, por kjo shkallare betoni, në formën e një “monstre”, e shpërfytyron totalisht sheshin përpara Bashkisë së qytetit, godina e së cilës është përdhosur me ngjyra turpi dhe e rrethuar nga struktura betoni.

Nga ana tjetër, ky shesh prej betoni, kjo shpifësi betoni, ka bllokuar edhe mobilitetin urban në këtë zonë, pasi është ndërprerë lidhja mes dy rrugëve që kalojnë në lagjet Lirim dhe Karabash, duke i izoluar këto lagje që mbartin thelbin e qytetarisë vlonjate dhe janë ikonë përfaqësuese e saj.

Kaosi, trafiku i rënduar, shpërfytyrimi i Vlorës dhe shesheve të saj historike, kanë vetëm një përgjegjës:Politikat antikombëtare të sektit Rama dhe Bashkinë e Turpit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po grabit portin e Durrësit, pasurinë numër një në vend, për të ndërtuar një port 6 herë më të vogël

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Rama për grabitje të pasurive publike, duke …