VavHorm i përcjell qeverisë mesazhin e Uashingtonit/ Elemimin i plotë i karteleve të krimit, presim rezultat

Mesazhi i fortë i Ambasadës amerikane

Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.

🇺🇸 In recent weeks, Chargé d’Affaires Nancy VanHorn conducted courtesy calls with ministers recently appointed to new positions, Deputy Prime Minister Albana Koçiu, Defense Minister Ermal Nufi, Minister for Europe and Foreign Affairs Ferit Hoxha, Minister of Energy and Infrastructure Enea Karakaçi, Justice Minister Toni Gogu, Interior Minister Besfort Lamallari, and Minister of Parliamentary Relations Erjona Ismaili. Ms. VanHorn reiterated the U.S. Embassy’s laser focus on executing the agenda of the Trump White House: Total elimination of organized criminal cartels, getting NATO Allies to honor their Hague defense spending commitment, and fair deals for U.S. companies doing business in Albania. We continue to work with partners across ministries and institutions who share our commitment to delivering results for Americans and Albanians alike.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Lubia ka disponuar 12 miliardë euro, vetëm 1 miliard janë investuar, të tjerat janë zhdukur!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, gjatë periudhës në detyrë si ministre e zëvendëskryeministre, …