Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Sipas Berishës, Ergys Agasi merrte peng biznesmenë, ndërsa kryeministri Rama sipas tij ka dorëzuar lejet e ndërtimit klaneve të krimit përmes Adelajda Rrokos.
“Ka shndërruar në politikë zyrtare kanabisin dhe ka shndërruar policinë në lavatriçe gjigande të parave të krimit në Europë dhe botë. Ka dorëzuar klaneve lejet e ndërtimit me të famshmen Adelajda Rroko, zv e tij në çështjet e territorit dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve të Suel Çelës, pasi është kapur në flagrancë me Agasine tij që për llogari të kunatit merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, Rama kërkon të bindë ndërkombëtarët”, tha Berisha.
Gazeta RD