Berisha: Ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, dora e zezë e shtetit njësoj si te ligji i vitit 1946

Muharrem Kurti: Përshëndetje doktor Berisha, deri kur do ta lejojmë këtë pushtet të korruptuar që të na vjedhë dhe te shpronësoj?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Ke formuluar një pyetje shumë të drejtë. Dimensioni i dytë, më antiqytetar i këtij regjimi është plaçkitja e pronës private. E ke kapur shumë bukur.
Unë të garantoj se ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, ligji i Edi Ramës nuk ka asnjë kufizim në prona krahasuar me ligjet e vitit 1946, të paraardhësve të tij, xhelatë të regjimit komunist. Është i njëjtë.
Dora e zezë e shtetit shtrihet mbi çdo pronë, që i vë syrin Edi Rama apo baronët e tij të drogës.
Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi.
Por i dashur mik, është e domosdoshme të bindim çdo qytetar se, me heshtjen e tij, se me indiferencën e tij, është mbështetje e një regjimi që ndofta edhe ai vetë e urren. Sepse, në historinë e njerëzimit dhe të Shqipërisë, të këqijat, diktaturat nuk kanë dashtur asgjë më shumë se sa heshtjen e qytetarëve.
Shumica e heshtur është shtrati i nxehtë i diktaturave dhe të këqijave të mëdha.
Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar, të thyejë heshtjen e tij, jo për të ndihmuar këtë apo atë parti, por para së gjithash, për të shpëtuar vendin nga kjo e keqe e madhe që po shfaros shqiptarët si asnjë pushtues tjetër, si asnjë fatkeqësi tjetër natyrore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne do të bëjmë gjithçka të kthejmë garën e ndershme sepse rikthejmë punësimin!

Qëndresa Shqiptare: Doktor, Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike dhe shoqërore. Ndoshta i duhen …