Me 17 prill revolta për largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 17 prill. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ai theksoi se opozita është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë në misionin e saj, ndërsa shtoi se e vetmja rrugë për Edi Ramën është dorëheqja.

Berisha u ndal edhe te protesta e 22 marsit, të cilën e cilësoi si një “kryengritje paqësore” me jehonë të gjerë, duke thënë se qytetarët treguan se nuk pajtohen me korrupsionin dhe, sipas tij, kontrollin e sistemit të drejtësisë nga qeveria. Ai falënderoi pjesëmarrësit, duke i quajtur “zërin e ndërgjegjes së shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë”.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së akuzoi qeverinë për presion ndaj mediave dhe përpjekje për të mbuluar çështje të ndryshme që ai i konsideron skandaloze. Ai përmendi gjithashtu zhvillime që, sipas tij, lidhen me kufizimin e lirisë së shprehjes, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon.

Berisha kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke i cilësuar si të papranueshme, ndërsa ngriti akuza të forta për lidhje të qeverisë me korrupsionin dhe trafikun e drogës.

Në përfundim, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit në Tiranë, duke theksuar se opozita do të vijojë aksionin e saj deri në arritjen e objektivave politike.

About Krye Redaktor

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …