Rama po përdoret tani si zar i Ballukut në sherret brenda organizatës kriminale. Rama ka sulmuar sot në mbledhjen e grupit të PS, Spiropalin duke i shkarkuar asaj inatin e debateve që ajo ka me Ballukun.
‘Ti pusho, nuk komunikon ne prezencën time’, mësohet ti ketë thënë Rama, Spiropalit, siç bëjnë të ditur burime nga mbledhja për gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta.
Sipas dëshmive të të pranishmëve, tensioni u ndje qartë dhe reagimi i Ramës ishte i prerë, duke treguar se ndërhyrjet e Spiropalit nuk do të pranoheshin gjatë mbledhjes.
Momenti i dytë ndodhi më vonë gjatë të njëjtit takim, kur Spiropali po përdorte telefonin e saj ndërkohë që një tjetër prezantuese po fliste. Rama i tërhoqi sërish vëmendjen, ndërsa reagimi i Spiropalit u shoqërua me mimika që të pranishmit i vunë re, duke treguar njëfarë tensioni dhe mosmarrëveshjeje të vazhdueshme.
Përplasjet duket se lidhen edhe me pakënaqësitë e Spiropalit për mungesën e saj në një seancë të mëparshme të imunitetit për çështjen e Ballukut.
Rama e akuzon Spiropalin, se gjatë kohës që kjo e fundit mbante detyrën e ministres së Jashtme, ka folur kundër Belinda Ballukut tek ndërkombëtarët.
Spiropali nuk ishte as në votimin e imunitetit të Ballukut në parlament, ndërsa Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se për mungesën e saj do të merret një vendim nga grupi parlamentar.
‘Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.’, do të shkruante Spiropali në përgjigjen e saj.
Gazeta RD