Në dy takimet e fundit të 6 dhe 13 marsit grupi i punës në Këshillin e Bashkimit Europian nuk ka gjetur dakordësinë e vendeve anëtare për të lejuar Tiranën zyrtare që të kalojë në një stad tjetër të negociatave.
Këtë e konfirmoj zyrtarisht vetë BE: “Shtetet anëtare i drejtuan disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me IBAR dhe morën përgjigjet e nevojshme. Pra, ishte thjesht një shkëmbim pikëpamjesh, pa përfundime operative në këtë faze”.
Pak ditë më pare, Këshilli gjerman për marrëdhëniet me jashtë e paralajmëroi mazhorancën se Shqipëria se ndodhet në një situatë kritike për të marrë raportin pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pasi Gjermania kërkon që të mos pengohen hetimet për zyrtarë të lartë kur vjen puna tek imuniteti.
Ultimatumi që i është dhënë Ramës nga vendet partnere, jo në mënyrë diplomatike, por në mënyrë të prerë, ka qenë se Shqipëria nuk do të pranohet në BE pa lejuar arrestimin e Ballukut.
Gazeta RD