Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me planet e qeverise për të bërë një kat parkimi në muze arkeologjik. Zhupa shprehet se është nje turp i madh që Muzeu Arkeologjik parashikohet të jetë një kat parkimi!
Shqipëria duhet të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të lartësohen.
Reagimi i plotë
Që ky është një turp i madh, është një skandal i madh. Nëse duan thjesht t’i vjedhin pronën për të ndërtuar kullë atje, të paktën t’i japin një vend tjetër nëpër Tiranë ku të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, të vizitueshëm, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të jenë aty.
Të jetë atje për t’u vëzhguar nga shqiptarët, nga turistët, nga kushdo, dhe për të treguar historinë në dritën e diellit, e jo në katet e parkingjeve nëntokësore, sikur ta fshehim apo të turpërohemi nga ajo që jemi dhe nga ajo që kemi qenë.
Është një turp i madh kjo gjë që po bëni, që Muzeun Arkeologjik ta ktheni në një kat parkimi, ku në -3 të parkohen makinat, në -2 të kemi Muzeun Arkeologjik, në -1 të kemi përsëri parkim, dhe sipër të kemi një kullë. Sepse kjo është degjenerim total i shtetit!
Është turp i madh dhe është e papranueshme, dhe është e palejueshme që një vend, i cili e ka detyrim thelbësor edhe nga Kushtetuta që të mbrojë identitetin kombëtar, të lartësojë emrin e shqiptarëve dhe të mbrojë historinë, kujtesën dhe trashëgiminë, të thotë se Muzeun Arkeologjik do ta bëjë kat parkimi.
Gazeta RD