Zhupa: Turp! Muzeu arkeologjik s’mund të jetë një kat parkimi nëntokësor

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me planet e qeverise për të bërë një kat parkimi në muze arkeologjik. Zhupa shprehet se është nje turp i madh që Muzeu Arkeologjik parashikohet të jetë një kat parkimi!

Shqipëria duhet të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të lartësohen.

Reagimi i plotë

Që ky është një turp i madh, është një skandal i madh. Nëse duan thjesht t’i vjedhin pronën për të ndërtuar kullë atje, të paktën t’i japin një vend tjetër nëpër Tiranë ku të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, të vizitueshëm, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të jenë aty.

Të jetë atje për t’u vëzhguar nga shqiptarët, nga turistët, nga kushdo, dhe për të treguar historinë në dritën e diellit, e jo në katet e parkingjeve nëntokësore, sikur ta fshehim apo të turpërohemi nga ajo që jemi dhe nga ajo që kemi qenë.

Është një turp i madh kjo gjë që po bëni, që Muzeun Arkeologjik ta ktheni në një kat parkimi, ku në -3 të parkohen makinat, në -2 të kemi Muzeun Arkeologjik, në -1 të kemi përsëri parkim, dhe sipër të kemi një kullë. Sepse kjo është degjenerim total i shtetit!

Është turp i madh dhe është e papranueshme, dhe është e palejueshme që një vend, i cili e ka detyrim thelbësor edhe nga Kushtetuta që të mbrojë identitetin kombëtar, të lartësojë emrin e shqiptarëve dhe të mbrojë historinë, kujtesën dhe trashëgiminë, të thotë se Muzeun Arkeologjik do ta bëjë kat parkimi.

About Redaksia

Check Also

Zjarret në Vlorë, rastësi apo interesa?

Nga Eralba KRESHPA Nënkryetare e PD Vlorë Përsëri zjarre në Vlorë. Përsëri flakë që përhapen …