Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e radhës me 17 prill do të jetë kryengritja e madhe paqësore.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të Tirana dhe gjithë vendit që të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se vendi i tij është para ligjit.
Berisha: Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore.
Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit.
Të hënën tjetër, në ora 7 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë, Edi Ramës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Gazeta RD