Berisha: Vendet e BE kanë bllokuar raportin IBAR pasi Rama bllokoi arrestimin e Ballukut

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë.

Berisha: Ky vendim detyroi një numër vendesh anëtare të BE që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit.
Raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë.
Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se derisa vendet anëtare të BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.
Kjo është e vërteta.
Pra, Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara.
Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim.
Pra, shqiptarët ta kenë të qartë se Edi Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij duke bllokuar me parlament arrestimin e Lubi Ballukut, bllokoi de facto procesin e integrimit në BE.
Bëj këtë sqarim për mediat, me lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte.
Këto janë shpjegimet dhe komentet që bënë përfaqësuesit e Komisionit Europian për radion Europa e Lirë, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të mos mashtrohen nga propaganda e Edi Ramës, dhe ata të Serbisë nga propaganda e Aleksandër Vuçiç.
Por, e vërteta është se IBAR për Malin e Zi kaloi pozitivisht. U votua unanimisht raporti i standardeve.
Raporti IBAR për Shqipërinë, për shkak të kthimit mbrapa të Shqipërisë, nuk u votua dhe kërkon votim unanim.
Janë disa vende, jo një vend, që kundërshtojnë në mënyrë të prerë pas vendimit të Edi Ramës për të asgjësuar sistemin e drejtësisë.
Të marrim përpjekjet e Edi Ramës për të hequr dorë dhe për t’u anëtarësuar si vend anëtar i dorës së dytë jo me të drejta të plota në BE.
Dhe këtu, shqiptarët duhet ta dinë se në BE nuk ekzistojnë anëtarë të dorës së parë dhe të dytë. Sigurisht janë vendet kryesore që kanë peshën më të madhe, por e vërteta është se këto, në tryezën e vendimeve, ulen si të barabarta të gjitha vendet dhe asnjë nuk ulet si i dorës së parë apo dorës së dytë.
Për BE-në, nuk ekziston kuadër ligjor për anëtarësime të dorës së dytë.
Dhe për t’u miratuar ky kuadër ligjor, duhet të votojnë të gjitha vendet.
Pra, përpjekja Rama-Vuçiç është thjesht një përpjekje e turpshme për të cilën ata dëshmuan se janë të gatshëm të sakrifikojnë interesa kombëtare, dinjitetin kombëtar për pushtetin e tyre.
Dhe nuk ka pothuajse asnjë mundësi të pranohet si alternativë.
Nuk ekziston kuadër ligjor.
Por në rast se do ekzistonte një kuadër ligjor, Edi Rama mendon se me drejtësinë e kontrolluar prej tij, ai mund të përfitonte anëtarësimin si vend i dorës së dytë.
Jo absolutisht.
Sepse shteti ligjor dhe funksionimi i tyre janë kushte themelore për të qenë pjesë e BE.
Hiq votat nga ti, është puna jote, vetëposhtërim.
Zhvillo farsa elektorale, nuk pranohesh. Nuk ka shtet ligjor pa zgjedhje të lira.
Nuk ka shtet ligjor pa drejtësi të pavarur.
Nuk mund të jesh në hapësirën evropiane sepse interesat evropiane në këtë hapësirë janë të tillë.
Pra, edhe letra famëzezë Rama-Vuçiç është një dokument turpi i arkivuar në histori pa asnjë vlerë.

About Redaksia

Check Also

Sfidë ndërkombëtarëve/ Rama i dorëzon policinë grupit kriminal të Ballukut dhe ja ndërsen SPAK-ut

Ashtu siç përflitej prej javësh në qarqet politike, posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë …