Noka: Krimi paguan shefat, shteti s’u jep asgjë policëve të zakonshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, kritikoi mungesën e mbështetjes shtetërore për policët e thjeshtë dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

Ai kujtoi një ligj të mëparshëm që ofronte kredi me interes zero për banesa sociale për çiftet e reja që mbaronin shkollën dhe ktheheshin në Shqipëri, i cili sipas tij nuk zbatohet më. Po ashtu, Noka theksoi se fondet për familjet e policëve të rënë janë thuajse zero, ndërkohë që shumica e trupës policore përballet me kushte të vështira ekonomike.

Noka: Pra, dhe mos harrojmë, ka patur një ligj ky vend, prapë të cilin ju e keni hedhur në kosh, në kohën kur ju ishit në opozitë, që çdo çift i ri që kthehej, mbaronte shkollën dhe martohesh në Shqipëri, po, i ofrohej kredi me zero interes për banesë sociale. Po, çifteve të reja. Sot nuk ekziston. Pra, çfarë është kjo? Ky propozim që ka zoti Balliu, është shumë dimensional në çështjet të cilat prek ëh, prek ai. Po të kapim një pikë tjetër. Po ka ligj, ka dhe vendim qeverie për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Por ama, deri më sot, fondet për ta kanë qenë thuajse zero. Familjet dhe familjarët e punonjësve të policisë jetojnë në kushte mizerabël, të gjithë.

Një pjesë e tyre nuk kanë as banesa. Dhe shteti s’ju mbulon asgjë. Pale më të mendojmë që shkollimin e fëmijëve apo edhe punësimin e tyre, që është minimumi i detyrës së shtetit për një individ, për një individ ose për një punonjës shteti që ka rënë, ka lënë kokën në krye të detyrës për këtë shtet dhe për këtë vend. Kjo është. Unë e kuptoj që këtu kemi kupolën e policisë, e cila zhgryhet në miliarda. Pse? Sepse nga paratë e drogës marrin interesa. Nga krimi i organizuar, paguhen muaj për muaj. Po po, marrin rroga sa dhjetëfishi i rrogës që i jep shteti. gjithë kupolës së policisë.

Flas shef krimesh, shef komisariati, drejtora dhe gjithë kupola në qendër. Nga paratë e drogës thashë, po. Paratë e krimit, po. Po nga bastet, po. Po dhe nga call center-at që sot dominojnë në të gjithë Tiranën dhe që i zhvasin edhe qytetarët europianë. Po po, paguhen të gjithë. Këta nuk kanë nevojë për vëmendjen e shtetit. Pse? Sepse këta kanë para sa për të blerë një qytet të tërë. Po ne po flasim për punonjësit e thjeshtë që të cilët janë, të policisë së shtetit janë gjithë kohën, siç thotë populli, me kokën në torbë. Lëvizin nga një qytet në një tjetër, transferohen sa atje e sa këtu, dhe që nuk mund të sigurojnë të ardhura me pagën që marrin as për të mbijetuar, pale më për të blerë një shtëpi. Ne po flasim për këtë kategori, që është shumica dërrmuese e policisë së shtetit. Nuk po flasim për kupolën.

A ka vëmendje? Zero vëmendje. Zero vëmendje. Nuk po flasim për kategorinë e Ulian Spatarakut, që është simboli i policisë sot. A e di çfarë… A t’ju them çfarë kategorie policësh keni sot ju? Ja, po ju tregova Ulianin. E di ç’më tha dikush? U kap një Range Rover i ri, tha, në Elbasan. Dhe zotëria e kishte të blerë. Në momentin që u kap, i u fut një pistoletë, u zbrit për kontroll personi, i u fut një pistoletë në kroskot dhe ju tha që është pistoleta jote. Pastaj u kërkua që mos të dënohesh për pistoletën që s’ishte e tija, duhet të na falësh Range-in. Epo këto bëjnë shefat edhe titullarët e policisë tuaj sot. Por nuk po flas për këtë kategori.

Flas për policin që rri në rrugë, për policin që është, që është 90%, 95% e trupës policore, që zvarritet për bukën e gojës dhe që shteti e lë në mëshirë të fatit, madje edhe të krimit në rrugë. Këto janë kategoritë që duhen trajtuar, ndaj iniciativa e zotit Balliu vlen jo vetëm të përshëndetet, por të implementohet me urgjencë në ligjin përkatës, sepse është domosdoshmëri. Madje ky komision duhet ta ndjekë edhe zbatimin e saj, sepse duhet një fond rezervë vetëm për këta. Vetëm për punonjësit e policisë, për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës dhe për të rinjtë e të rejat, çiftet e reja, të cilët…

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …