Vokshi: Opozita u pengua të takojë ndërkombëtarët!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë seancës plenare, duke thënë se opozita është penguar të takojë përfaqësuesit ndërkombëtarë të Këshillit të Europës që ndodheshin në Tiranë.

“Ajo që ka ndodhur sot është një situatë skandaloze në raportin mes Kuvendit shqiptar me ndërkombëtarët. Sot kanë qenë në Tiranë përfaqësues të Këshillit të Europës dhe opozita është penguar që të takojë reporterët e KiE. Anëtarët e opozitës në këtë delegacion nuk janë njoftuar që të takohen me anëtarët e delegacionit ndërkombëtar”, tha Vokshi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke i cilësuar të pavërteta.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …