Berisha: Antireforma e Edi Ramës solli spastrimin e vendit, një nga komponentët e platformës së Çubrilloviçit kundër shqiptarëve

PD ka mbajtur sot një takin të hapur në kuadër të Reformës Territoriale. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se antireforma e Edi Ramës solli spastrimin e vendit një nga komponentët e platformës së Çubrilloviçit kundër shqiptarëve

Berisha tha se, antireforma që iu qeverisë vendeve kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje!

Dua të falënderoj organizatorët e këtij takimi, për një çështje parësore për qytetarët shqiptarë, për vendin në tërësi, për zhvillimin e Shqipërisë.

Reforma apo shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar, që iu dha zhvillimit të vendit në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një model që nuk ekziston gjëkundi, as në vendet më të sheshta të botës.

Pra, ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së popullatës nga këto territore. Dhe sot që kryeinjoranti, dhe jo vetëm një kryeinjorant, por është një armik që bëri këtë reformë, zbaton Paketën e Maleve në Maminas. Se atje ku janë malet, banorë nuk ka më, ose nuk ka ashumë banorë. Nuk ka më vlerë asnjë investim atje me këtë akt që ky bëri.

Antireforma që iu qeverisë vendeve kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra.

A mund të imagjinoni ju, në një kohë kur Kashari është qyteti i 9-të në vitin 2011, ka qenë qyteti më i madh i Shqipërisë në banorë, në regjistrimin e vitit 2011. Se regjistrimi i fundit është i falsifikuar, asnjë shqiptar e ftoj të mos i referohet, se janë shifra të gatuara një vit rresht në institutin e mashtrimit të statistikave.

Pra, nuk ka paralel. Në qoftë se merr Zvicrën, një vend malor, ka 2110 bashki. Në qoftë se merr, Austrinë një nga vendet më malore, ka 2095 bashki, apo njësi të qeverisjes vendore. Kurse, Shqipëria me dy pëllëmbë fushë dhe tërësisht mal e kodër, nga 410 njesi të qeverisjes vendore u reduktuan në 60 bashki të vendit. Rezultati është katastrofal.

Në qoftë se shkon në të gjithë territoret rurale, koha është e ndaluar. Ndalon koha kur investohet në infrastrukturë, ndalon koha kur infrastruktura shkatërrohet, ndalon koha kur banorët largohen. Largohen, largohen masivisht. Procesi i urbanizimit është një ligj i zhvillimit, por kur ky ndodh për shkak të kushteve të papërshtatshme jetësore, ky është spastrim etnik. Ata ikin. Sepse çfarë kishte platforma e Çubrilloviçit: mos ndërto rrugë, mos ndërto shërbime, mos ndërto shkolla. Kjo është ajo. Nuk është e tëra: vriti, vriti. Jo, nuk është ashtu. Dhe mërziti që të largohen. Thelbi i platformës të Çubrilloviçit për shqitparët në Kosovë është të mërziten që të largohen nga vendi i tyre. Edhe këtu antireforma e Edi Ramës është një komponent thelbësor i platformës së Çubrilloviçit për spastrimin e Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

“Ramën e ndjekin prej frikës”/ Reagimi i Spiropalit…

Elisa SPIROPALI Ka ditë që në emisione dhe forume flasin për mua, me një siguri …