Berisha: Reforma duhet t’u përgjigjet kërkesave të integrimit të vendit në BE, nuk pranojmë Komitete Ekzekutive

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri të qartë për publikun se, Partia Demokratike mbështet një ‘reformë territoriale’ e cila u përgjigjet kërkesa të integrimit të vendit në BE.

Gjatë tryezës me ekspertët për reformën territoriale, Berisha tha se, reforma duhet t’u përgjigjet kërkesave të integrimit të vendit në BE, nuk pranojmë Komitete Ekzekutive.

Berisha: Edhe njëherë ju falënderoj shumë për diskutimet dhe ndërhyrjet shumë të rëndësishme që bëtë. Argumentet që paraqitët për domosdoshmërinë e një reformë të vërtetë territoriale, angazhimin tuaj për një reformë sa më të suksesshme dhe të përshtatshme për vendin.

Nuk do të ndalem, por do të rikujtoj edhe njëherë që kjo reformë duhet të ketë në epiqendër shërbimet dhe interesat e qytetarit.

Së dyti, dua të ketë synim dhe të garantojë zhvillimin e vendit dhe të nxitë ripopullimin e Shqipërisë.

Zhvillimi më dramatik i 14 viteve të fundit, që nga vitet 1300, vitet e mortajës së zezë e gjer sot, ka qenë shpejtësia e rrufeshme e depopullimit të Shqipërisë. Kurrë, kurrë nuk ka ekzistuar një shpopullim i tillë në një hark kohor kaq të shkurtër.

Reforma duhet të bazohet në parimet e Kartës Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, parime të faktuara si më të drejtat për qeverisjen vendore.

Ndaj dhe unë pres me shumë kënaqësi vendimin që ka marrë Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Europës që të asistojë këtë reformë.

Rekomandimet e tij do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për ne dhe jam i bindur se, ata do të kenë rekomandime të dobishme duke pasur parasysh gjithë realitetin.

Natyrisht në këtë kuadër, reforma duhet tu përgjigjet kërkesave të integrimit të vendit në BE, pra përgatitjes së Shqipërisë për një Europë të rajoneve dhe ne duhet përcaktojmë rajonet.

Nuk janë një risi rajonet. Ne në vitet 2005-2013 kemi punuar për rajonet dhe Banka Botërore ka qenë direkt e angazhuar në ndihmën për problemin e rajoneve, por ne rishqyrtojmë. Jemi farë të hapur të rishqyrtojmë për variantin më të përshtatshëm për rajonet.

Ne nuk pranojmë struktura të cilat sofokojnë dhe marrin kompetencat nga të zgjedhurit vendorë, kthejnë tutelat e vjetra dhe krejtësisht të panevojshme, jo Komitet Ekzekutive, se këtij i ka ngelë mendja dhe është jashtëzakonisht arkaik në mendjen e tij.

Ndaj të vazhdojmë këto konsulta ku të dëgjohet zëri i qytetarëve, zëri i qeveritarëve vendorë, këshilltarëve tanë, ish bashkiakëve tanë, e me radhë që të kemi në kohën më të shpejtë të mundshme, platformën më të mirë për një reformë territoriale të domosdoshme për vendin.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

SPAK kontroll në vilat e Agasit/ Policia e lë të lirë të bredhë tek vila e Ramës!

SPAK i kontrollon zyrrat, policia e lë të lirë të bredhe tek vila e Ramës. …