Çështja Malltezi/ Gjykata Europiane rrëzon gjykatat shqiptare

Jamarbër MALLTEZI

GJEDNJ sot ndëshkoi praktikën antiligjore të gjykatave në Shqipëri të cilat janë nën frikën e Edi Ramës dhe japin vendime politike ekstraligjore.

GJEDNJ njoftoi sot vendimin e saj në lidhje me padinë time ndaj Taulant Ballës për shpifje. Në këtë vendim ajo rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u bë mburojë e shpifjeve të Ballës dhe manipulimeve të prokurorëve të SPAK, duke më refuzuar mua ankimin mbi pretendimin e pabazuar të kalimit të afatit 4-mujor.

14 vite më parë Taulant Balla shpifi në lidhje me tokën e pronarëve privatë tek ish-klubi Partizani. Unë bëra padi civile dhe Gjykata e Shkallës së Parë më dha të drejtë dhe dënoi Ballën për shpifje. Gjykata e Apelit mori vendimin sipas të cilit e drejta e Ballës për lirinë e fjalës përfshin të drejtën e deklaratave të rreme.

Gjykata e Lartë nuk guxoi të merrte vendim për 8 vjet (2014-2022), e më pas rrëzoi rekursin me pretendimin që ka ndryshuar Kodi i Procedurës Civile në 2017 – pra 3 vite pasi që ishte depozituar çështja në GJL, kur vetë Kodi ka një nen që tregon se çështjet që ishin në gjykim do vijonin të trajtoheshin me kodin e vjetër. Jo vetëm kaq, por nuk njoftuan vendimin deri pas më shumë se 3 muajsh me qëllim që të pengohej ankimi në Gjykatën Kushtetuese.

Qëllimit politik i shërbyen drejtësia politike me mashat e saj – prokurorët Millonai dhe Kraja – duke sekuestruar dosjen origjinale të procesit civil, pa asnjë nevojë, sepse për çfarëdo qëllimi që t’u duhej dosja mund t’i bëhej një kopje zyrtare.

Në mungesë të dosjes gjyqësore, me gjithë kërkesat me shkrim pranë gjykatës, dosja nuk na u vu në dispozicion – prapë mundësoi aksesin në gjykatë.

Kjo është e padëgjuar në asnjë vend të botës dhe është shpërdorim detyre nga prokurorët kamikazë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

GJK e kontrolluar nga Edi Rama rrëzoi kërkesën kinse u paraqit pas afatit 4-mujor, në kundërshtim me jurisprudencën e konsoliduar të GJEDNJ mbi çështjen e afatit 4-mujor nga momenti i njoftimit të palës dhe jo nga momenti i marrjes së vendimit që merret në fshehtësi, pasi këtë të fundit pala nuk mund ta dijë.

Të gjitha këto veprime arbitrare të një drejtësie të deformuar dhe bërë njësh me soros-politikën pamundësuan aksesin tim në gjykatë.

Vendimi i GJEDNJ vërtetoi se në Shqipëri gjykatat u bënë urë ndaj pushtetit për të luftuar “armiqtë e Partisë” dhe se procesi është ndotur nga pushteti i sulltanit.

Falenderoj GJEDNJ për konfirmimin e standardeve konventore për të drejtat e njeriut, detyrimin e gjykatave shqiptare që ta shqyrtojnë ankesën duke respektuar të drejtat e mia kushtetuese dhe konventore, si edhe pagesën e dëmit moral për këtë vonesë. Me këtë rast shpresoj që gjyqtarët shqiptarë të ngrihen në nivelin e detyrës duke u bërë shtetarë e jo lepe-peqe të pushtetit.

About Krye Redaktor

Check Also

SPAK kontroll në vilat e Agasit/ Policia e lë të lirë të bredhë tek vila e Ramës!

SPAK i kontrollon zyrrat, policia e lë të lirë të bredhe tek vila e Ramës. …