Lidhjet mes vrasësve të Artan Santos dhe Ervis Martinajt/ Gazetari: Një struturë kriminale komandon sot

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime se zhdukja e Ervis Martinajt mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santos, duke sugjeruar se pas të dyja ngjarjeve qëndron e njëjta strukturë kriminale.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se të dy rastet paraqesin elementë të ngjashëm, si rrëmbimi, eliminimi fizik dhe zhdukja e trupave, çka sipas tij tregon për një mënyrë të organizuar veprimi nga grupe të njëjta.

Duke komentuar edhe paraqitjen e babait të Martinajt, Mustafa Martinaj, në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha theksoi se hetimet janë fokusuar kryesisht te pasuritë, ndërsa sipas tij mungon një përgjigje e qartë për fatin e të zhdukurit.

Ai kritikoi faktin që, sipas tij, institucionet nuk po marrin përgjegjësi për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e strukturave kriminale që mund të jenë të përfshira. Gjithashtu, gazetari kujtoi edhe përvjetorin e vrasjes së Santos, duke theksuar se ngjarja është lënë në harresë dhe nuk ka pasur zhvillime të reja në hetime.

“Babai i Ervis Martinaj është thirrur për pasurinë, ndërkohë ai thotë, ku është personi që e zhduku?

Prokuroria speciale merret me pronën e tij, por nuk merret me fatin e tij, se çfarë ka ndodhur me të, dhe duke mos marrë përsipër se çfarë ka ndodhur me të, ti nuk merr përsipër strukturën kriminale në vend që komandon sot këtë vend. Këto janë, në fund, janë pasojat.

Ndërkohë, para disa ditësh ka qenë një përvjetor tjetër dhe nuk pashë njeri të kujtohet, 12 vjet nga ekzekutimi i Artan Santos. E kanë harruar dhe fshirë nga defterët, nuk është më, nuk ekziston më ai.

Ja pra që edhe ajo vrasje, po të hetohet, na çon në një përfundim, kanë lidhje me njëra-tjetrën, njerëz që kanë qenë këtu, kanë qenë edhe atje. Ata që dyshohen për vrasjen e 2014 sot janë vrarë, janë zhdukur. Rrëmbim, vrasje, zhdukje kufome, s’kemi ne kufoma të asnjërit prej tyre. Ja pra që paskan lidhje.

Vetëm ato fjalë që ka thënë babai i Ervis Martinaj, ai e rrëzoi të gjithë atë që kemi krijuar për SPAK-un.
Ai e tha shumë qartë, ku është njeriu, pse s’e marrin përsipër, pse s’e hetojnë, ndërkohë ja lënë Prokurorisë së Kurbinit.

Kjo çështje duhet marrë nga SPAK, por nëse SPAK e bën si 21 Janarin, t’ia lëmë njërit dhe tjetrit, pastaj është qesharake. Mustafa Martinaj është një njeri që e njeh shtetin”, u shpreh Hoxha.

About Krye Redaktor

Check Also

Afera e vëllait të ministrit të Jashtëm/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ

Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë …