Nafta 218 lekë/litri, më e larta në rajon, Rama: Nuk e ulim çmimin, fajin e ka lufta…

Kryeministri Edi Rama nuk u ka dhënë asnjë shpresë qytetarëve shqiptarë për një ulje të mundshme të çmimit të naftës, i cili aktualisht po tregtohet me 218 lekë për litër, më i larti në rajon dhe ndër më të lartë në Europë.

Gjatë një takimi me anëtarët e asamblesë së Partisë Socialiste të njesisë 7 në Tiranë, Rama fajësoi luftën në Lindjen e Mesme për çmimin e lartë të naftës dhe jo taksat mbi karburantet të cilat zënë më shumë se gjysmën e çmimit me të cilin nafta tregtohet në Shqipëri.

Me stilin e tij të zakonshëm kërcënues, Rama tha se nëse qeveria hiqte taksën e qarkullimit, atëherë drejtuessve të mjeteve do tu duhej ta paguajnë 4 fish më shumë, ndërkohë që shmangu nga komentet, taksat e tjera që rëndojnë mbi naftën si TVSH-ja apo akciza të cilat janë ulur nga të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë.

“Nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht’ tha ai.

Kryeministri ju rikthye sërish një ideje të vjetër që lidhet me krijimin e një kompanie shtetërore të karburanteve, e cila sipas tij, do të garantojë rezervën strategjike por dhe do të hynte në tregtimin e naftës, një eksperiment i cili më herët ka rezultuar i dështuar dhe që sipas ekspertëve vec sa do të shërbente si mjet për korrupsion apo për punësime partiake dhe nuk do të kishte një efekt real përmirësimi në sektorin e karburanteve.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …