Rama tha nuk ka shtëpi, SPAK i gjen vilën ish-drejtoreshës së AKSHI-t në Palasë

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit për dosjen e AKSHI-t.

Burime të besueshme konfirmuan se pjesë e kontrolleve ka qenë një vilë në vijën bregdetare në Palasë në posedim të ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në banesën e nënës së Karçanajt në Tiranë.

Ky zhvillim rrëzon deklaratën publike të kryeministrit Edi Rama se Karçanaj jeton në një apartament me qera.

SPAK nga ana tjetër tregohet i rezervuar për të dhënë informacione se çfarë është sekuestruar por mësohet se bëhet fjalë për pajisje dhe dokomentacion, në vilën e Karçanajt dhe të Ergys Agasit që ndodhen në të njëjtën zonë.

About Redaksia

Check Also

Prokuroria konfirmon skandalin/ Rama sajoi hakerimin nga hakerat iranianë

Rama ka sajuar hakerimin nga hakerat iranianë. këto nuk e thotë opozita, por prokuroria. Eshtë …